Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, i cili foli sot në panelin “Leading in the Hot Seat: Decisions That Shape Economies” në Samitin Macedonia2026 Summit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes liderëve të vendeve të Ballkanit, duke përmendur edhe thënien “Mendo globalisht, vepro lokalisht”. Pika kryesore e panelit ishte se lidershipi testohet në momentet e presionit, ndërsa vendimet që merren formësojnë ekonomitë dhe industritë.

Është absolutisht thelbësore që liderët ta kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me liderët e tjerë, tha Hill, duke shtuar se do të ishte më së miri që vendet e Ballkanit, pasi të jenë në European Union, të punojnë së bashku.

Sipas tij, nevojitet bashkëpunim më i madh mes vendeve dhe liderëve në rajon.

Europa e do Ballkanin, por nuk i do problemet e Ballkanit, tha Hill, duke theksuar se një propozim tërheqës do të ishte që shqiptarët, serbët, maqedonasit dhe popujt e tjerë të punojnë së bashku, gjë që do të krijonte një treg të madh. Ai vlerëson se nëse vendet e Ballkanit bashkëpunojnë, do të kenë përparim shumë më të madh.

Në të njëjtin panel foli edhe Svetozar Janevski, biznesmen dhe pronar i Tikveš, i cili mes tjerash tregoi për periudhën kur e mori kompaninë Tikveš dhe mënyrën se si e zhvilloi biznesin.

Sipas Janevskit, qytetarët, pa dallim nëse janë maqedonas apo shqiptarë, duhet ta ndërtojnë dhe zhvillojnë vendin së bashku, duke krijuar një komb të përbashkët.

Kjo ende është e pakuptueshme për disa. Më e rëndësishmja është si të pajtohemi dhe si të jemi bashkë, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume