Në intervistën “Dialog në Lajm”, kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka ndarë lajmin se së shpejti do të nisë realizimi i disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore për qytetin dhe vendbanimet përreth.

Limani bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojë rekonstruktimi i bulevardit “Vëllezërit Gjino­vci” deri te objekti i gjykatës. Një tjetër projekt madhor që pritet të nisë është ndërtimi i urës së re me katër korsi, e cila do të përfshijë edhe korsi për biçikleta dhe hapësira për këmbësorë.

Po ashtu, ai theksoi se tashmë ka filluar realizimi i projektit të kanalizimit në fshatin Çegran, projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët.

Kryetari Limani shtoi se programi i komunës përfshin edhe investime në terrene sportive, parqe, shkolla dhe projekte të tjera zhvillimore, me synimin që qytetarët ta ndjejnë Gostivarin si një qytet modern dhe të kompletuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume