U.d. kryetari i Gjykatës së Gostivarit, Eljesa Aliji është larguar nga detyra pas hetimit të prokurorisë se është i përfshirë në aferë korruptive, respektivisht ka kërkuar dhe ka pranuar 8.000 euro për të intervenuar te një gjykatës për një lëndë civile.

Në hetimin e Prokurorisë është i përfshirë edhe një administrator gjykate i cili në këtë rast ka marrë 800 euro për të intervenuar. Gjykata i ka pranuar masat e kujdesit të cilat i ka propozuar Prokuroria, respektivisht ia ka ndaluar ta lëshojë shtetin dhe e ka obliguar që të paraqitet në gjykatë në periudha të caktuara.

Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor pasi e largoi nga detyra Alijin, për u.d. kryetar e ka caktuar gjyqtarin Mirosllav Petroskin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume