Në kuadër të fushatës kombëtare, që realizohet nën moton “Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë njerëzimit!”, doktoresha Zhaklina Shterjova–Markovska, interniste në Klinikën Universitare të Nefrologjisë, apelon për rëndësinë e dhurimit të organeve dhe ngritjen e vetëdijes për këtë akt human dhe fisnik.

“Unë jam pjesë e ekipit për transplantim pranë Klinikës Universitare të Nefrologjisë. Ne si ekip dëshirojmë t’u falënderohemi të gjitha familjeve që në momentet më të vështira vendosën t’i dhurojnë organet e më të dashurve të tyre dhe njëkohësisht të drejtojmë apel dhe mbështetje të fuqishme për familjet që, në momentet e humbjes më të madhe, do të vendosin t’i thonë po dhurimit të organeve, si akti më i madh i humanizmit”, theksoi dr. Shterjova-Markovska.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume