Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ndarë një mesazh të fuqishëm patriotik përmes rrjeteve sociale, duke vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së gjuhës, kombësisë dhe rritjes së dijes, përcjell agjemcia e lajmeve INA.

Përmes një postimi të shoqëruar me një portret historik të rilindasit të shquar Naim Frashëri, diplomati Meidani ka zgjedhur vargje frymëzuese që lartësojnë vlerat kombëtare.

“Rroft’ e qoftë Shqipëria 🇦🇱
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.”

Ky mesazh i ambasadorit vjen në një moment domethënës, duke përcjellë një thirrje të qartë për unitet, kultivim të diturisë dhe krenari për identitetin kombëtar e gjuhësor. Postimi ka ngjallur interesim dhe reagime pozitive të menjëhershme te ndjekësit në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume