Parku “Rinia” në Fushë Topanë po merr një pamje të re në kuadër të investimeve të Komunës së Çairit për rregullimin dhe avancimin e hapësirave publike.
Në këtë park po realizohen ndërhyrje për përmirësimin e hapësirave rekreative dhe sportive, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
“Po investojmë në hapësira që e bëjnë çdo lagje më të gjelbër, më funksionale dhe më të bukur për qytetarët,” u shpreh Mexhiti.


