Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka qëndruar në malësinë e Tetovës në fshatin Bozovcë ku ka promovuar linjën e transportit falas nga Tetova, Brodec, Bozovcë të cilën banorët e kësaj pjesë do të mund ta shfrytëzojnë gjashtë herë brenda javës, shkruan Top24.

Kasami theksoi se ky transport do të jetë falas dhe se fillimisht do të ketë vetëm një minibus ndërsa më pas pritet të shtohen sipas nevojës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume