Ndërtimtaria është një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e Prodhimit të brendshëm bruto (PBB), theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili po përgjigjej në pyetjen e gazetarëve në lidhje me takimin e djeshëm me përfaqësues të sektorit të ndërtimit dhe sa ndikon kjo degë në PBB-në.

Kryeministri Mickoski theksoi se është i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind, dhe siç tha, është e katërta në Evropë.

“Jam i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind dhe aktualisht është e katërta në Evropë, sipas të dhënave që janë publikuar, si përqindje e PBB-së – e tërë kjo për të gjithë ata që tjerrin, siç edhe në të vërtetë kanë bërë më herët. Jam i kënaqur, sepse për tremujorin e shtatë radhazi ne jemi mesatare diku rreth 3,4 në kushte kur partneri ynë më i madh tregtar, që është Bashkimi Evropian, është nën një për qind”, deklaroi Mickoski.

Ai e konsideron këtë si rezultat jashtëzakonisht pozitiv për vendin tonë.

Kryetari i Qeverisë, Mickoski, para tre ditëve në konferencë për shtyp tha se të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se për të shtatin tremujor radhazi, Qeveria ka arritur rritje të PBB-së, e cila është fillimisht në gjysmën e parë të Evropës, e pastaj edhe në pesë vendet e para në Evropë. Ai kujtoi se ky nuk është tregues i publikuar nga Qeveria, por parametër i publikuar nga Eurostat.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në prill të këtij viti, prodhimi industrial u rrit me plot 7,6 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, dhe siç tha Mickoski, “me këtë në katër muajt e parë të vitit, në tremujorin e parë 2026, si rrallë ndonjë vend tjetër në Evropë, kemi prodhim industrial që është pozitiv”. Lidhur me vendet e reja të punës, të krijuara në 21 muajt e parë të punës së Qeverisë, të dhënat tregojnë se ka 16.000 vende të reja pune.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume