Sipas buletinit të policisë, dje është raportuar se B.O. (69) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Qendër. Po atë ditë, S.E. (63) nga Republika e Turqisë me leje qëndrimi në vend është gjetur në një dhomë hoteli në zonën e Bit Pazarit.

Ndërsa në fshatin Kuçkovë, nën një veturë “Opel” me targa të Shkupit, është gjetur i vdekur C.R. (67) nga fshati Vollkovë. Mjekët e urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e tre personave pa gjurmë dhune, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume