Sipas anketës NDI amerikane, të publikuar dje në media mund të shihet qartë se kampi sllavo-maqedon me narrativën nacionaliste të VMRO-së, vazhdon t’i ushqej turmat e tyre se ky subjekt politik mbron dhe ruan identitetin maqedon nga kërcënimi bullgar dhe shqiptar!

Kurse socialdemokratët, nuk arrijnë ta marrin veten edhe pas dy vitesh të debaklit në zgjedhjet e fundit, si një subjekt që po paguan pasojat e premtimeve pa mbulesë siç ishte slogani i Zajkos : Për një jetë më të mirëpër të gjithë!

Ndërsa Levica, një subjekt pseudomajtist i brumosur me urrejtje ndaj shqiptarëve vazhdon të ngelet një partiçkë që nuk i tremb dot pulat e oborrit të saj e lëre më shqiptarët.
ZNAM nga ana e saj ngelet po aty ku ishte me bindje dhe qëndrime si një parti serbofile që i bashkohet cilësdo parti maqedone me orientim antishqiptar.

Sa i takon kampit shqiptar DUI gëzon mbështetjen e afro 8% të shqiptarëve, konstante në pozicionimin dhe renditjen e mbështetjes së elektoratit shqiptar.
VREDI, subjekti që trumbetonte me të madhe “ndryshimin” që nuk erdhi kurrë ngelet me 5% të mbështetjes nga elektorati shqiptar, një paradoks shqiptar ky, ku edhe pse shqiptarët dhe identiteti yë kombëtar po deligjitimohen nga qeveria e së djathtës nacionaliste me kryekomitin Micko, çuditërisht vredistët qëndrojnë akoma mirë.

Ndëshkimi i VREDI-t në këtë anketë për qëndrim inferior ndaj fushatës antishqiptare që qeveria e kooalicionit ka ndërmarrë ndaj gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar, nuk ka ndodhur akoma!

Mbase rënia e mbështetjes së elektoratit shqiptar do të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme, ku pika e referimit do të jetë huaja e ndryshimit dhe dështimi i zotimeve.

Ne fund janë rreshtuar ASH e Taravarit dhe LSH e Seles, të dy së bashku me një mbështetje të papërfillshme!

Kjo është pasqyra e subjekteve politike për momentin, sipas anketës që ka kryer NDI!

Medsi Shaholli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume