Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të financohet projekti për hidrocentralin e Çebrenit dhe nga ku do të siguroheshin rreth 1,5 miliardë euro, sa që, sipas vlerësimeve, do të kushtonte realizimi i tij, deklaroi:

„Unë dje, gjatë brifingut, thashë se një nga iniciativat që kemi është që vetë, si shtet, ta ndërtojmë, do të thoja, të gjithë atë kompleks të centraleve në lumin Cërna, mbi atë ekzistuesin e Tikveshit, i njohur në opinion si projekti Çebren dhe Galishte.

Kemi bërë llogaritje dhe vlerësojmë se ky është një projekt strategjik, jo vetëm për Maqedoninë si shtet, por edhe për rajonin. Deri më tani ka pasur shumë tenderë të dështuar, përpjekje për partneritete private, procese të lidhura me shumë dyshime“.

Kryeministri vuri në dukje se, siç tha ai, nëse arrijmë të formojmë një sindikatë të institucioneve financiare ndërkombëtare, e bisedimet janë në atë drejtim, atëherë është reale të pritet që vitin e ardhshëm të vendosim gurthemelin e këtij projekti historik.

„Ka shumë arsye për të cilat besoj unë, edhe unë edhe kolegët në Qeveri, si dhe në kompaninë SHA ESM, ish-ELEM, se duhet të përpiqemi, siç i thonë popullorçe, t’i shtrëngojmë dhëmbët dhe ta ndërtojmë vetë këtë projekt.

Duke pasur parasysh ndryshimet klimatike, jam i bindur se jo vetëm Maqedonisë si shtet, por edhe rajonit, do t’i nevojiten dy rezervuarë të ujit të pijshëm. Pikërisht ato janë këto akumulime, një lloj i tillë rezervuarësh.

Kështu që, prodhimi i energjisë elektrike mbase dhe nuk është sfida parësore, mbase është terciare apo e katërta me radhë, duke pasur parasysh se nën hidrocentralin ekzistues të Tikveshit ujiten diku rreth gjashtëdhjetë mijë hektarë tokë bujqësore.

Fermerët e atij rajoni më së shumti merren me prodhimin e rrushit, verës e kështu me radhë. Vlerësoj se këto sasi të ujit vetëm mund ta ndihmojnë atë proces, e madje vetëm pas kësaj të flasim për prodhimin e energjisë elektrike.

Pra, kjo është një njoftim ambicioz, por nuk është i pamundur dhe jemi shumë afër vendimit përfundimtar që vetë shteti ta ndërtojë këtë projekt”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume