Ilir Hasani, nga BDI deklaroi se numri i të punësuarve të shqiptarëve në institucionet shtetërore është dukshëm më i ulët krahasuar me periudhat e mëparshme.

Duke folur në emisionin “Debat” në TV Shenja, Hasani tha se edhe në rastet kur ka punësime, ekziston hezitim për t’i bërë ato publike.

“Edhe nëse ka të punësuar, kanë frikë nga Mickoski të tregojnë. Jam i bindur që numri është drastikisht më i vogël”, deklaroi Hasani.

Ai i bëri këto komente gjatë diskutimit për përfaqësimin e drejtë dhe punësimet në administratën publike, temë që vazhdon të jetë objekt debatesh politike pas shfuqizimit të Balancuesit dhe në pritje të zgjidhjeve të reja ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume