Ditën e premte, në rrjete sociale është publikuar një video e rëndë ku një drejtues mjeti me vetëdije ka tentuar të shtypë një qen që ndodhej në rrugë.

Nga ana e komisariatit të policisë së Korçës u bë identifikimi i mjetit dhe i drejtuesit, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Mësohet se ndaj këtij shtetasi ka nisur procedim penal pasi ka shtypur dhe dëmtuar me dashje qenin.

Pamjet kanë ngjallur shumë reagime në rrjete sociale. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e personit.

Top Channel

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume