Mislimi: Nëse Kasami ka çuar tetovarë kundër Shqipërisē, tetovarët tē çohen në kēmbë kundër Bilallit për shitjen e tokave (VIDEO)
Rami Mislimi ka reaguar me një postim të ashpër në rrjetet sociale, duke komentuar deklaratat e fundit që lidhen me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe raportet e tij me Shqipërinë.
Sipas Mislimit, nëse janë të vërteta pretendimet se Kasami ka ndikuar që tetovarët të mbajnë qëndrime kundër Shqipërisë, atëherë përmendja publike e kësaj çështjeje nga kryeministri shqiptar Edi Rama nuk është aspak e rastësishme.
“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fakti që Rama e përmend publikisht nuk është i rastësishëm, por një sinjal i errët për Tetovën dhe për raportet mes shqiptarëve”, shkruan Mislimi.
Ai thekson se Tetova dhe tetovarët historikisht kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me botën perëndimore, duke kundërshtuar çdo politikë që, sipas tij, krijon përçarje apo orientime të gabuara gjeopolitike.
“Tetova nuk reshtohet me Iranin, por me Shqipërinë dhe Amerikën”, shprehet ai.
Në reagimin e tij, Mislimi shkon edhe më tej duke ngritur çështjen e shitjes së tokave në Tetovë, për të cilën akuzon Bilall Kasamin.
“Nëse Kasami ka çuar tetovarët kundër Shqipërisë, atëherë tetovarët duhet të çohen në këmbë kundër Bilallit për shitjen e tokave”, shkruan Mislimi në postimin e tij.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, ndërsa deri më tani nuk ka pasur reagim nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me këto akuza.
Postimi i Mislimit:
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fakti që Rama e përmend publikisht nuk është i rastësishëm, por një sinjal i errët për Tetovën dhe për raportet mes shqiptarëve.
Tetova dhe tetovarët historikisht kanë qenë gjithmonë të lidhur me Shqipërinë dhe Perëndimin, jo me politika që krijojnë përçarje apo aleanca të gabuara gjeopolitike.
Tetova nuk reshtohet me Iranin, por me Shqipërinë dhe Amerikën!
Tetovarët duhet tē çohen në këmbē për shitjet e tokave që bën Bilall Kasami