SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj R.Z. (26 vjeç) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje grabitqare”.
Më 08.06.2026, rreth orës 02:00 në një bastore sportive në Tetovë, i denoncuari duke e kërcënuar punonjësin me një mjet të mprehtë, ka marrë para nga kasa.
Po atë ditë, në orën 11:30, në Vendkalimin Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ai është privuar nga liria gjatë përpjekjes për t’u larguar nga shteti.