Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit.
Federata Tuniziane e Futbollit nuk e kapërdiu humbjen 5 -1 ndaj Suedisë dhe pas një mbledhjeje urgjente vendosi shkarkimin e ish-lojtarit të Parmës dhe Interit.
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
54-vjeçari e drejtoi Tunizinë vetëm për 5 ndeshje. Pas fitores ndaj Haitit, pasoi barazimi me Kanadanë dhe humbjet përballë Austrisë, Belgjikës e së fundmi Suedisë.
Kontrata e Lamouchi ishte e vlefshme deri në vitin 2028.