Kathleen Van Brempt nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, nga foltorja e Parlamentit, foli për regjimin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Ajo deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian, dhe Mali i Zi po e udhëheq rrugën për këtë integrim.
“Regjimet autokrate, si regjimi i sotëm i Vuçiqit në Serbi, nuk kanë vend në Bashkimin Evropian, kjo duhet të jetë shumë e qartë. Vuçiq po bëhet gjithnjë e më nervoz kur Mali i Zi po afrohet me BE-në, dhe kjo është një arsye e rëndësishme pse Mali i Zi duhet të jetë vendi i 28-të që i bashkohet unionit. “, deklaroi Van Brempt.