Deputeti nga rradhët e VLEN-it Adnan Azizi, në replikën e tij lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, zgjodhi të mos merret me argumentet por me etiketimin. Sipas tij, fjalimi i deputetit të Aleancës për shqiptarët Halil Snopçe paska qenë “folklorik”.

“Ignorantia non est argumentum” Injoranca nuk është argument kjo është përgjigjja që meritojnë deputet që dalin me deklarata boshe.Nëse deputeti Azizi mendon se fjalimi i deputetit Snopçe ishte folklorik, kjo tregon vetëm një gjë, ai ose nuk e ka kuptuar ose nuk ka dashur ta kuptojë thelbin e asaj që u tha. Pikërisht për këtë arsye Snopçe i rikujtoi atij pjesën e fjalimit ku bëri thirrje që të shfrytëzohet drita e inteligjencës, e arsyes dhe e intuitës e jo drita që u imponohet njerëzve nga të tjerët.

Deklarata të tilla nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për servilizëm politik. Mungesa e argumenteve dhe e kapacitetit për debat nuk mund të kompensohet me replika servile. Ndoshta ky është stili që ka zgjedhur ta ndjekë në politikë dhe kjo është zgjedhja e tij.

Por ajo që nuk mund të lihet pa u thënë është edhe kjo jo vetëm që ka zgjedhur vetë rrugën e servilizmit, por përpiqet ta imponojë atë edhe tek të tjerët. Mjafton të kujtojmë deklaratën e tij drejtuar Haqim Ramadanit:

“Qimo, hajde të të pajtoj me Mickoskin.”Kjo fjali e vetme thotë më shumë se çdo analizë politike. Është pasqyra e një mentaliteti ku suksesi matet me afërsinë ndaj të tjetrit jo me forcën e argumentit, jo me dinjitetin e përfaqësimit, jo me shërbimin ndaj qytetarëve.
Politika nuk bëhet me njohje. Bëhet me përgjegjësi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume