Një 13-vjeçar nga Dellçeva ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën dhe është përplasur në murin e një shtëpie raporton Tetovasot.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 16 qershor rreth orës 15:20 në një shteg këmbësorësh ndërmjet rrugëve “Gligor Përliçev” dhe “Goce Dellçev”. Lëndimet e rënda janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume