Një punonjës i EVN-së ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të punës në rajonin e Kriva Pallankës informon Tetovasot.
Bëhet fjalë për S.J. (52), i cili është gjetur pa shenja jete në lokalitetin “Poljana” në fshatin Ogut. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për autopsi.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS