Policia e Shkupit ka arrestuar A.B. (49) nga Shkupi pasi dyshohet se kishte kërcënuar një zyrtar policor përmes telefonit raporton Tetovasot.
Arrestimi është kryer në zonën e Bit Pazarit më 16 qershor në mbrëmje. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.