Deputeti bullgar Angel Georgiev nga partia “Rilindja” ka reaguar për djegien e makinave të ambasadës bullgare në Shkup. Ai tha se do t’i propozojë presidentit bullgar Rumen Radev që të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të ndalojë të gjitha fondet për Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kjo masë do ta detyronte Maqedoninë e Veriut të bëjë më shumë reforma për t’u afruar me BE-në.

Ai kritikoi disa parti në Bullgari dhe tha se politika aktuale ndaj Maqedonisë së Veriut nuk ka sjellë rezultate të mira. Gjithashtu, ai pretendoi se BE-ja po lejon shpenzimin e parave pa ndryshime të mjaftueshme në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume