Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes së parë të xhiros së dytë të Botërorit 2026, mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut.

Pas 45-minutëshit të parë, Çekia po fiton 1-0 ndaj Afrikës së Jugut.

Ishte Çekia që doli e para në epërsi qysh në minutën e gjashtë.

Michal Sadilek shënoi për 1-0, pas asistimit nga Alexandr Sojka.

Me këtë rezultat, Çekia është në vendin e tretë në grupin A të Botërorit, teksa Afrika e Jugut është e fundit në tabelë, pa asnjë pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume