Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatin për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Taravari ka theksuar se raporti i fundit evropian jep një inkurajim të qartë për këtë çështje dhe se nuk ka nevojë për interpretime apo “përkthime” të mëtejshme të standardeve ndërkombëtare, por thjesht për pranimin dhe zbatimin e tyre.

Postimi i plotë i Arben Taravarit:

“Mos u lodhni me Komisionin e Venecias. Raporti i fundit evropian ju inkurajon qartë se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Nuk keni nevojë për “përkthim” të standardeve evropiane, duhet vetëm t’i pranoni ato.”

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume