A është e vërtetë se punonjësit e çerdhes “Fidani” kanë mbetur për muaj të tërë pa sigurim shëndetësor, për shkak të bllokimit të mjeteve financiare të institucionit për kompensimin e punonjësve të larguar në mënyrë të kundërligjshme nga puna?

A është e vërtetë se si pasojë e këtij keqmenaxhimi, dhjetëra të punësuar kanë mbetur pa mbrojtjen bazë shëndetësore dhe sociale?

A është e vërtetë se Inspektorati Sanitar ka konstatuar prani të baktereve orofaringeale tek një numër i konsiderueshëm i të punësuarve në këtë institucion?

A është e vërtetë se pavarësisht këtyre gjetjeve, drejtoresha ka keërkuar personelit të vazhdojnë punën duke mbetur në kontakt të përditshëm me fëmijët?

A janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, edukatoreve dhe personelit tjetër?

Këto nuk janë pyetje politike. Janë pyetje që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve tanë, sigurinë e të punësuarve dhe përgjegjësinë e institucioneve publike.

Qytetarët meritojnë përgjigje.

Do ketë përgjegjësi!