Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën magjistrale Sveti Nikollë – Kumanovë, ku janë përplasur një furgon dhe një kamion, me ç’rast kanë mbetur të lënduar disa persona.
Nga brigada e zjarrfikësve në Sveti Nikollë kanë njoftuar për M-net se zjarrfikësit kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 për të nxjerrë të lënduarit nga automjetet, të cilët më pas i janë dorëzuar Ndihmës së Shpejtë.
“Ndërhyrja është realizuar më 19 qershor në orën 21:02, kur në vendin e ngjarjes është dërguar një automjet zjarrfikës. Zjarrfikësit morën pjesë në aksionin e shpëtimit, duke bërë nxjerrjen e personave të lënduar nga automjetet. Pas dhënies së ndihmës së parë në terren, të lënduarit u janë dorëzuar ekipeve të Ndihmës Mjekësore Urgjente për trajtim të mëtejshëm dhe transport në institucion mjekësor.”
Nga Zjarrfikësit e Sveti Nikollës apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, si dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga aksidentet rrugore dhe të mbrohen jetët e njerëzve – thuhet në deklaratë.
Nga Spitali Klinik i Shtipit deklaruan se tetë nga të lënduarit janë mbajtur në Repartin e Kirurgjisë, ndërsa dy persona janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një pjesë e të lënduarve janë me lëndime më të lehta, ndërsa një pjesë me lëndime më të rënda.
Gjatë ditës pritet njoftimi zyrtar nga MPB-ja.