Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, deklaroi se nuk ka zhvilluar dhe nuk planifikon të zhvillojë bisedime me kryeministrin lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, duke theksuar se çdo mandatar ka të drejtën të zgjedhë ekipin e tij, transmeton Zyrtare
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Limani tha se fokusi duhet të jetë te rezultatet dhe projektet e realizuara në interes të qytetarëve, e jo te pozitat individuale.
“Ne nuk jemi këtu për të qenë barrë, por për të lehtësuar proceset dhe për të ndërtuar projekte në dobi të qytetarëve, si çerdhe për fëmijë, shtëpi për të moshuar dhe objekte të tjera me rëndësi sociale”, u shpreh ai.
“Sa i përket ndryshimeve, edhe nëse mandati im përfundon sot, mendoj se më shumë duhet të fokusohemi në atë që kemi bërë për të mirën e këtij shteti dhe të qytetarëve, pa marrë parasysh çmimin që mund të paguajmë ne. Nuk jemi në këto pozita për të qenë barrë as për kryeministrin, as për mandatarin e as për dikë tjetër. Jemi këtu për të luajtur rolin e atyre që do ta kryejnë punën në të mirë të qytetarëve”,, tha Limani.