Një vajzë 15-vjeçare nga Shkupi ka tentuar të kryejë vetëvrasje pasi babai i saj për një periudhë të gjatë kohore e ka keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht atë, motrën e saj 18-vjeçare dhe nënën e tyre.

​Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër babait 56-vjeçar për veprën penale “Rrezikim i sigurisë” nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

​”I dyshuari për një periudhë të gjatë kohore ka keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të moshës 18 and 15 vjeçare. Edhe pse ai vazhdimisht ka shfaqur sjellje agresive, anëtarët e familjes nuk e kanë denoncuar nga frika, derisa vajza 15-vjeçare, duke mos u bërë ballë dot kërcënimeve, ofendimeve dhe presionit nga babai, ka tentuar t’i japë fund jetës”, njoftoi Prokuroria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume