Shkup, 22.06.2026 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot një takim pune me Ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës, Sh.S. Pernille Dahler Kardel, gjatë të cilit u diskutuan marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ministri Sali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i ofron vendit në procesin e reformave dhe në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në rajon, sfidat evropiane dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit.

Në takim u riafirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Danimarkës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume