Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka iniciuar procedurë dhe ka propozuar masën e paraburgimit për një banor të Gajres së Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Rrezikim i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, si dhe – Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

​Më 21 qershor, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari ka kërcënuar rëndë nënën dhe bashkëshorten e tij, të cilave fillimisht u ka kërkuar 100 euro, por ato kanë refuzuar t’ia japin paratë.

​Me qëllim që t’i shqetësojë dhe t’i frikësojë gratë, ai ka filluar të thyejë mobiliet dhe i ka kërcënuar me thikë se do t’i vrasë.

​Bashkëshorten e ka goditur me grushte në trup dhe e ka tërhequr zvarrë nga flokët, duke i shkaktuar lëndime trupore.

​Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume