Policia e Gostivarit ka arrestuar një 62-vjeçar të dyshuar për sulm fizik ndaj fqinjit të tij. Raporton Tetovasot.
Sipas njoftimit zyrtar, më 22 qershor 2026 në ora 11:40 në rrugën “Kej Vardar”, është privuar nga liria R.M. (62) nga Gostivari.
Arrestimi është bërë pas një kallëzimi të mëparshëm sipas të cilit më 19 qershor ai kishte sulmuar fizikisht fqinjin e tij F.A. (41), duke i shkaktuar lëndime.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse. Raporton Tetovasot.