Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet që shqiptarët mos të deklaroheshin si maqedonas dhe anasjelltas, e sipas tij, as ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk do ta ndalojë këtë. Snopçe shtoi se edhe Komisioni i Venecias ka thënë se ky ligj nuk i shmang keqpërdorimet dhe nuk i eliminon problemet e balancuesit, që siç tha, ka një sër rekomandimesh që nuk janë zbatuar.

“Shumë referoheni te Komisioni i Venecias, ja çka janë rekomandimet e tij që nuk janë zbatuar. Të sigurohen mekanizma real për zbatimin e ligjit, pra e thotë Komisioni i Venecias, pastaj të ruhet balanca mes meritokracisë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të shmangen deklarimet në lidhje me deklarimin e përkatësisë etnike. Komisioni i Venecias thotë se ky ligj nuk i shmang keqpërdorimet”, tha Snopçe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume