Kur preken fëmijët, heshtja është krim politikMbyllja e Repartit të Imunologjisë në Klinikën e Fëmijëve nuk është vendim teknik, por goditje e rëndë ndaj fëmijëve, prindërve dhe shëndetësisë publike.

Në një kohë kur familjet presin trajtim, kontroll dhe kujdes të specializuar, drejtori zgjedh mbyllje, kaos dhe pasiguri. Kjo nuk është menaxhim, kjo është dështim me pasoja njerëzore.

VLEN duhet të dalë nga propaganda dhe të përgjigjet para qytetarëve. A për këtë morët pushtet, për të mbyllur reparte, për të dobësuar klinikat dhe për t’i lënë fëmijët pa shërbime jetike? Drejtori të japë dorëheqje menjëherë, ndërsa VLEN të mbajë përgjegjësi politike për çdo institucion që po degradohet në emër të pazareve partiake, thuhet ne reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume