Profesori universitar Zeqirja Rexhepi ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar të premten në Tetovë, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar kundër padrejtësive që, sipas tij, po i bëhen identitetit kombëtar të shqiptarëve informon Tetovasot.

Përmes një reagimi publik, Rexhepi vlerësoi angazhimin e të rinjve tetovarë, duke theksuar se Tetova po zgjohet për të ngritur zërin ndaj çështjeve që prekin identitetin dhe dinjitetin kombëtar.

“Më në fund edhe Tetova po zgjohet kundër padrejtësive që i bëhen identitetit kombëtar. Urime rinia e Tetovës, paçit faqen e bardhë, si në kohërat e vështira, 1990, 1999 dhe 2001”, ka shkruar Rexhepi.

Profesori universitar e ka krahasuar mobilizimin aktual me periudhat historike kur qytetarët shqiptarë janë organizuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre kombëtare, duke e konsideruar protestën si një formë demokratike të shprehjes së pakënaqësisë.

Protesta është paralajmëruar të mbahet të premten në Tetovë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare në mbrojtje të çështjeve që lidhen me identitetin kombëtar dhe të drejtat e shqiptarëve.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume