Analisti Sefer Selimi Jr. ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me mënyrën se si, sipas tij, funksionon vendimmarrja brenda qeverisë aktuale shkruan Tetovasot.
Ai thekson se çështja se kush qëndron dhe kush largohet nga qeveria nuk vendoset në tavolinat e koalicionit, as në institucione dhe as nga partnerët e koalicionit, por sipas tij vendimi merret ekskluzivisht nga “mandatari”.
“Vendimi merret vetëm nga ‘mandatari’ Hristijan Mickoski. Vetë e kanë thënë disa herë… Të tjerët janë aty për dekor, për fotografi dhe për ta konfirmuar dhe amortizuar këtë”, shkruan Selimi.
Në postimin e tij, ai nënvizon se roli i partnerëve të koalicionit në qeveri është formal, duke sugjeruar se vendimmarrja reale është e centralizuar te kryeministri.
Deklarata e tij vjen në një moment debatesh politike për rikonstruimin e qeverisë dhe raportet mes partnerëve të koalicionit.Tetovasot