Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka përdorur modele parashikuese për të vlerësuar numrin e viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën gjatë natës.
Sipas USGS-së, një tërmet me magnitudë 7.2 goditi rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit, ndërsa më pak se një minutë më vonë u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 7.5, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Modelet parashikuese tregojnë se numri i të vdekurve ka shumë gjasa të arrijë në mijëra, ndërsa ekziston një probabilitet i konsiderueshëm që bilanci përfundimtar i viktimave të tejkalojë 10,000 persona.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi se të dhënat fillestare tregojnë të paktën 32 të vdekur dhe 700 të plagosur, por këto shifra nuk përfshijnë viktimat nga shteti i La Guaira.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume