Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

Grand Kozmetik
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se tërmetet kanë lënë pas një numër “katastrofik viktimash”.

“Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e mrekullueshëm të Venezuelës janë të dyja me përmasa masive dhe kanë lënë pas një numërkatastrofik viktimash,” ka shkruar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në Truth Social.

“SHBA-ja është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të ndihmojë!”, tha ai.

Trump thotë se ka “udhëzuar të gjitha agjencitë e qeverisë të përgatiten për të vepruar shpejt.

“Ne do të jemi pranë miqve tanë të rinj dhe të shkëlqyer. Raportet e hershme nuk janë të mira!!!”, shkroi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume