Tetovasot mëson se më 24 qershor 2026, në ora 21:30, në Vendkalimin Kufitar Jazhincë është privuar nga liria B.M. (54) nga fshati Xhepçisht i Tetovës.
Sipas informacioneve të policisë, gjatë kontrollit dhe procedurës kufitare ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj një zyrtari doganor.
Tetovasot mëson se personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.