Policia e Tetovës ka arrestuar N.B. (65), shtetase e Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale “mashtrim”.

Sipas denoncimit, ajo ishte prezantuar rrejshëm si profesoreshë universitare dhe kishte bindur një 67-vjeçar nga Tetova t’i jepte gjithsej 3.400 euro, duke pretenduar se vajza e saj kishte pësuar aksident në Francë dhe i duheshin para për mjekim.

Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë procedura përkatëse raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume