Më 28.06.2026 në ora 01:15 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin F.A. (33) nga Tetova.

​Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se automjeti „Audi A8“, të cilin ai po e drejtonte, ishte lëndë e kërkimit nga Interpol Gjermania, respektivisht ishte raportuar i vjedhur.

​Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume