Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria nëntë persona në të gjithë territorin e vendit, pasi gjatë kontrolleve tek ata është gjetur drogë. Po ashtu, gjatë një bastisjeje në Burgun e Idrizovës, tek një i dënuar janë gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta.

“Më 29/30.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.G. (29) dhe V.B. (30), të dy nga Shkupi, një 16-vjeçar nga rrethina e Shkupit dhe S.A. (25) nga Turqia, me qëndrim në Shkup, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë dhe thikë.

Më 29.06.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë ishte njoftuar se gjatë kontrollit të të dënuarit M.A. (53) nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga dalja me leje, tek ai ishin gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta”, njoftoi MPB.

“Më 29.06.2026, në orën 10:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria R.F. (26) nga Gjermania. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të kryer në një automjet udhëtarësh me targa gjermane, me të cilin ai kishte udhëtuar, në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Më 29.06.2026, në orën 16:00, në Kavadarc, nëpunësit policorë të SPB Kavadar e privuan nga liria S.M. (44) dhe K.Ç. (44), të dy nga Kavadarc. Nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga S.M., ndërsa pasagjer ishte K.Ç. Gjatë kontrollit te S.M. u gjetën dhe u konfiskuan lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë”.

“Më 30.06.2026, në orën 01:30, në Negotinë, nëpunësit policorë të SPB Negotinë privuan nga liria një 17-vjeçar nga Negotina, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Më 29.06.2026, në orën 20:30, në kryqëzimin e rr. “Boris Kidriç” dhe rr.“Bllagoja Toska” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.SH. (23) nga fshati Leshok, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, në ulësen e pasme janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, thërrmuese, shkop bejsbolli dhe grusht metalik”, shtuan nga MPB.

MPB thekson se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume