MPB njofton se më 30.06.2026, në orën 18:00, në rr. “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Ndotja e mjedisit jetësor dhe e natyrës”, e ndëshkueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shihet sesi një person i cili ka ardhur me një automjet udhëtarësh “Citroën” me targa të Tetovës, po hedh thasë me material të panjohur hedhurinash në lumin Shkumbin, në afërsi rr. “Vidoe Smilevski-Bato”, SPB Tetovë ndërmori masat dhe veprimet e nevojshme dhe e gjeti autorin, i cili në bisedë zyrtare e pranoi veprën. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të tij, ndaj B.S. do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume