Një punonjës i një dyqani të teknikës së bardhë është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në Gostivar, raporton TetovaSot.
Sipas policisë, 28-vjeçari kishte shkuar për t’ia dorëzuar një produkt një klienti në rrugën “Beliçica”, kur është sulmuar nga personi që duhej ta pranonte porosinë.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.