Katër persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, raporton TetovaSot.
Policia fillimisht arrestoi tre persona, ndërsa më vonë edhe personin e katërt të përfshirë në konflikt.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren procedurat ligjore.