Dje premieri Micko prezantoi disa ndryshime në kabinetin qeveritar, mes të cilëve edhe emërimin e Jeton Shasivarit në postin e ministrit të Drejtësisë.
Burime brenda VREDI-t kanë thënë se Profesori i Universitetit është propozuar në këtë pozicion nga Lëvizja VLEN me mbështetjen e Izet Mexhitit.

Qeverisja dyvjeçare e komitëve në koalicion me VREDI-n dhe ZNAM-in sipas raportit të Bashkimit Europian për Severnistanin, nuk ka përparim ku për pasojë ekonomia e vendit po vidhiset nga dita në ditë drejt greminës.
Vendi po kalon ditët më të vështira të prapambetjes ekonomike, ku reformat në drejtësi dhe në fushat e tjera kanë ngelur letra të zverdhura nëpër sirtaret e kabinetit qeveritar.

Ndryshimet kushtetuese si kusht i hapjes së negociatave me BE-në, kanë ngelur të bllokuara prej dy vitesh për shkak të tekave dhe narrativës nacionaliste të kryekomitit Micko, i cili kërkon garanci plus nga ana e Brukselit zyrtar se nuk do ketë kushte te tjera nga pala bullgare, ku gjoja në emër të mbrojtjes së gjuhës dhe identitetit maqedon po bllokon të ardhmen europiane të qytetarëve.

Atë të drejt që kërkon Micko nga Bullgaria për t’ia njohur gjuhën dhe identitetin maqedon, po ky kryeministër këtë të drejtë ia shkel dhe ia mohon shqiptarëve me gjuhën shqipe, duke e mbajtur peng nofkën e 20% në kushtetutë dhe duke refuzuar të ndryshimet kushtetuese, pasi ato sipas tij nuk janë tjetër veçse kërcënim për gjuhën dhe identitetin e mohuar maqedon.

Të gjithëve i kujtohet Bilal Kasami kur deklaronte në TV 21, se nëse nuk do të kemi ndryshime kushtetuese brenda 6 muajve VREDI nuk do të qëndroj më në atë qeveri kooalicioni!

Ja ku jemi sot, dy vjet pas asaj deklerate dhe jo vetëm që nuk ka gatishmëri nga ana e vredistëve për ta vënë në rend dite zotimin e madh për ndryshimet kushtetuese, por ata nuk guxojnë as ta përmendin si premtim i pambajtur!

Në dy vitet e qeverisjes së dështuar vredistët kanë parë vetëm leverditë e pushtetit dhe jo premtimet për ndryshim, ku për pasojë ata kanë rënë nga provimi për paaftësi me temën e papjekurisë politike për të qeverisur, duke u trajtuar nga komitët si “çupa të përdala” të bordellos qeveritare dhe jo si partnerë të barabartë qeveritar.

Dy vjet keqqeverisje dhe dështim mjaftojnë për ta kuptuar se kjo qeveri nuk i shërben qytetarëve, por grupeve të lukunisë së ujqërve të babëzitur për pushtet dhe para.

Ajo që duket në pamje të parë si rast i mirë për ta patur një drejtues të ministrisë së Drejtësisë si ndihmesë për studentët shqiptarë të Jurisprudencës dhe jo vetëm, është se me largimin e Fillkovit maqedon vjen një “Fillkov” shqiptar në krye të ministrisë së Drejtësisë, i cili me qëndrimet e tija pranë komitëve si një filomaqedon nuk garanton zgjidhjen e ngërçit për dhënien e provimit nga studentët shqiptarë të juridikut në gjuhën shqipe.

Qëndrimet dhe besnikëria e palëkundur e zotit Shasivari ndaj premierit Micko dihet tashmë botërisht, sepse ai e njeh vetëm maqedonishten si gjuhë të supremacisë së shtetit dhe të pushtetit apo si megafon dhe autoparlant i komitëve, ai nuk jep shpresë për studentët shqiptar, por përkundrazi, po sfumon rolin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Ndryshimet qeveritare nuk janë tjetër veçse një fluskë sapuni, që tretet pasi jeni sapunosur në banjat e bordellos qeveritare.
Ato ndryshime kozmetike që nuk sjellin bereqet në gjuhën popullore njihen si iku domuzi dhe erdhi Jonuzi!

Medai Shaholli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume