Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër (3 korrik) do të marrë pjesë në konferencën me temë “Shndërrimi i qëndrueshmërisë në konkurrueshmëri: Ndërtimi i bizneseve rezistente në një botë të pasigurt”, raporton TetovaSot.

Ngjarja do të nisë në orën 09:00 dhe do të mbahet në Holiday Inn Skopje, ku kryeministri Mickoski do të mbajë edhe një fjalim para të pranishmëve.

Konferenca organizohet nga United Nations në bashkëpunim me Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Sipas organizatorëve, fokusi i konferencës do të jetë forcimi i qëndrueshmërisë së bizneseve dhe rritja e konkurrueshmërisë së tyre në kushtet e sfidave dhe pasigurive globale, raporton TetovaSot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume