Drejtori i Doganave Nikollovski: Rekord i ri në mbledhjen mujore të të ardhurave – 12.68 miliardë denarë të ardhura në qershor, 37.9 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Në qershor, mblodhëm të ardhura prej 12.68 miliardë denarë, duke vendosur kështu një rekord të ri në mbledhjen mujore të të ardhurave që nga themelimi i Drejtorisë së Doganave, tha drejtori Boban Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp të Ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, të organizuar me rastin e raportit dyvjeçar mbi punën.
Në bazë mujore, në qershor, të ardhurat u rritën për 37.9 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 22.5 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në një nivel kumulativ, që nga fillimi i këtij viti, mbledhja e të ardhurave është rritur me 63.3 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.
“Kjo është mbledhja historikisht më e lartë mujore e të ardhurave, duke tejkaluar arritjen më të lartë të mëparshme nga korriku i vitit të kaluar. Ne kemi shtrënguar rubinetat në të gjitha anët dhe po arrijmë vazhdimisht rezultate që mundësojnë rritje të qëndrueshme ekonomike”, theksoi Nikollovski, duke falënderuar ministren për mbështetjen e saj të vazhdueshme.
