Mickoski: Sot edhe Levica edhe LSDM-ja po luftojnë kundër Kodit Zgjedhor dhe kundër votimit të diasporës, e dinë se do t’i humbasin zgjedhjet
Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në intervistën për emisionin “Tema e Ditës” në edicionin qendror të lajmeve në televizionin Sitel, duke folur për Kodin Zgjedhor, theksoi se LSDM-ja dhe Levica po luftojnë kundër Kodit Zgjedhor dhe kundër votimit të diasporës, sepse janë të vetëdijshëm se do t’i humbasin zgjedhjet.
-Thelbi është të sigurojmë pjesëmarrje më të madhe të diasporës në zgjedhje dhe komunikim më të mirë ndërmjet atdheut dhe diasporës, sepse synimi ynë është t’i kthejmë ata njerëz. Kjo do të jetë një urë për ta, një ndjenjë se ata marrin pjesë në politikat e shtetit të tyre, në atdheun nga i cili, për arsye të ndryshme, janë larguar. Tani dikush ka vendosur të bëjë filibustering dhe të mos e lejojë të drejtën e diasporës që të ndihet sikur është në shtëpi. Nuk kam dëgjuar asnjë argument se si do të ndodhë ai manipulim zgjedhor, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se nga LSDM-ja nuk kanë argumente dhe nuk shpjegojnë se si mund të ndodhë një manipulim zgjedhor, por ajo që thotë është se është e vetëdijshme se në vitin 2029 do të jetë në opozitë.
-Ata e pranojnë që tani, nga perspektiva e sotme, se atëherë do të jenë në opozitë. Nuk e kuptoj atë mentalitet prej humbësi, por ata e kanë atë mentalitet. Detyra jonë si pushtet është që, ashtu siç ishin zgjedhjet lokale, nëse i shikoni, ne patëm zgjedhje lokale skandinave. Nga numri i ankesave për procesin zgjedhor do të shihni se kishim zgjedhje lokale absolutisht skandinave, ku edhe fushata, edhe vetë procesi në raundin e parë dhe të dytë të votimit kaluan vërtet në mënyrë të qetë. Thelbi është se me një pjesëmarrje më të madhe të diasporës neve po e forcojmë ndjenjën kombëtare tek ata, ndërsa kjo ka edhe argument politik dhe ekonomik, tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se pushteti është i gatshëm që sot ose nesër të ulet dhe të bisedojë për të gjitha modalitetet që do të mundësojnë rritjen e pjesëmarrjes së diasporës në votime.
-Ja, po e them publikisht, le të gjejmë një mënyrë se si ta rrisim votimin e diasporës. Nuk ka rëndësi nëse do të jetë elektronik apo me postë, le të gjejmë një mënyrë, le të gjejmë praktika nga bota se si ia kanë dalë t’u mundësojnë dhe këtyre njerëzve tu mundësojmë ta ushtrojnë të drejtën e votës në një mënyrë më të thjeshtë. Sepse, po jap shembullin konkret të kontinentit australian, ku ju duhet të udhëtoni deri në 10 orë për ta ushtruar të drejtën tuaj të votës dhe më pas të ktheheni. Për ta rritur pjesëmarrjen e diasporës në votime, ne jemi të gatshëm të ulemi sërish dhe të negociojmë, tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se është e rëndësishme të kemi një Kod Zgjedhor që do t’i përfshijë rekomandimet e OSBBE/ ODIHR-it dhe që do të sigurojë pjesëmarrje më të madhe në zgjedhje, duke filluar nga zgjedhjet presidenciale nga viti 2029 e tutje.