Nga LSDM thonë se është gënjeshtër deklarata e Hristijan Mickoskit se ata nuk dëshirojnë që diaspora të votojë në zgjedhje.
“Pasi shfuqizoi me forcë qeverinë teknike dhe u përpoq të vendos fshehurazi një Kod Zgjedhor për grabitje të re zgjedhore me abuzimin e 200,000 votave, ai tani thotë se qëllimi i tij ishte vota e diasporës dhe se LSDM nuk dëshiron t’u lejojë bashkëqytetarëve nga diaspora të votojnë. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Së pari, sepse diaspora po voton edhe tani, me modelin ekzistues, dhe së dyti, sepse ndryshimet që ai po propozon janë për vitin 2029”.
“Qëllimi i Mickoskit është grabitja zgjedhore dhe abuzimi me 200,000 vota sepse ka humbur mbështetjen nga qytetarët dhe dëshiron të kompensojë votat e humbura në Maqedoni duke abuzuar me “votimin elektronik” nga jashtë. Dhe të gjithë e dimë se si VMRO-DPMNE i vodhi zgjedhjet”.
“Ndërsa çdo qytetar që voton në atdhe kalon nëpër një procedurë të rreptë, verifikim, dokument personal, nënshkrim në listën e votuesve, identifikim me gjurmë gishtash, Mickoski dëshiron që të mos ketë rregulla dhe asnjë kontroll mbi votimin e diasporës. Një tjetër gënjeshtër nga Mickoski është zbuluar”.
“Mickoski thotë se nuk kërcënoi. Ai po gënjen përsëri, qytetarët dëgjuan se si nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë kërcënoi me burgim dhe persekutim politik për të gjithë disidentët politikë”, thonë nga LSDM.