Në një aksion të realizuar më 2 korrik, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan B.A. (41) nga Tetova. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjykate në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij, policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.TS